U rrëzua dhe u përplas pasi kishte hipur mbi makinë, vdes pas 9 ditësh në spital 18-vjeçari shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 11:19 | Kronikë

U rrëzua dhe u përplas pasi kishte hipur mbi makinë, vdes pas 9

Pas nëntë ditë agonie, 18-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi ka ndërruar jetë në spitalin e Trevisos në Itali. Ai ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca' Foncello në Treviso, pas rënies katastrofike që pësoi teksa kishte hipur në kapakun e makinës së një të afërmi, mbrëmjen e 20 janarit.

Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e punonjësve të shëndetësisë, dje, të hënën, në orën 10:30 humbi jetën i riu student i vitit të pestë në Institutin “Isis Obici” në Oderzo.

Mediat italiane bëjnë të ditur se aksidenti fatal për shqiptarin, i cili jetonte në Ormelle pranë Trevisos ndodhi në via dello Sport, tronditi komunitetin lokal.

Lorenzo Pjetrushi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një i afërm, pasi u rrëzua përtokë.

Familja Pjetrushi, e cila u shpërngul nga San Polo në Ormelle rreth tre vjet më parë, është zhytur në pikëllim. Lorenzo ishte fëmija i tretë. Babai, i cili mbërriti në Itali në vitin 1994, punonte prej disa vitesh në Prisma Italia srl ​​në San Polo. Lorenco, me nënshtetësi italiane, cilësohej si një i ri brilant, i cili studionte për mekanikë në Institutin “Isis Obici”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos