
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sinaj tensionet kanë agravuar deri në përdorimin e armës.
Sipas policisë, Romeo Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit, pa shkaktuar të lënduar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në terren dhe vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e të dy personave të përfshirë në konflikt, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen "8 Shkurti", dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)
