Vodhi 2 makina të marra me qira, 38-vjeçari ekstradohet nga Italia

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 10:21 | Kronikë

Vodhi 2 makina të marra me qira, 38-vjeçari ekstradohet nga Italia

Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës, shkruan A2 CNN.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos