Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar për të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë. Me 7 vite burg gjykata ka dënuar bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyti. Ndërsa për Skënder Vathin, Xhuliano Vishan dhe Leonard Xhiuxha me nga 30 vjet burg.
Kujtojmë se Behar Sofia u vra mëngjesin e 25 shkurtit 2021 shumë pranë Piramidës në Tiranë. Ai u transportua fillimisht në spital, por ndërroi jetë atje. Dëshmitarët raportuan se nuk u dëgjuan krisma dhe dyshohet se personi mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator.
Behar Sofia sapo kishte dalë nga kafeneja në një qendër tregtare në rrugën e Elbasanit. Por këto do të ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi pak metra më tutje, në unazë, në afërsi të Lanës e priste vrasësi.
Enejt Shyti u fiksua nga kamerat e sigurisë, ndërsa për t’u mos identifikuar çalon në rrugën që lidh urën që të çon drejt Kishës Katolike dhe Piramidës.
NJOFTIMI I GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ernejt Shyti, Xhuljano Visha, Bujar Leza, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 5 datë datë 24.01.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ernejt Shyti për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Ernejt Shyti dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
5. Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal të pandehurit Ernejt Shyti në cilësinë e bashkëpuntorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.
6. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ernejt Shyti në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28 pika 4 si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Visha për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhuljano Visha dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
11. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Xhuljano Visha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Leza për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Hasan Leza për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Leza për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
15. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Leza dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
16. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Bujar Leza në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Xhixha për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
20. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Leonard Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
21. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Leonard Xhixha në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 6, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal e dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
24. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Vathi për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
25. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Vathi dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.
26. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Skënder Vathi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
27. Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestruara në kuadër të këtij procedimit të mbetet pjesë e fashikullit në kuadër të procedimit penal të ndarë në ngarkim të të pandehurit Jemin Shera.
28. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
29. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. (A2 Televizion)