“Pse të kthehem për 1 mln lekë rrogë?” Ish-drejtuesi i Policisë: Shteti të hedh në rrugë edhe pse...

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 21:46 | Kronikë

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ka folur hapur për gjendjen e trupës policore dhe mungesën e motivimit brenda sistemit. I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Danglli në A2 CNN, Ahmeti tha se Policia shqiptare ka të gjitha mjetet ligjore për të luftuar krimin, por mungon vullneti për të vepruar.

“Policia shqiptare i ka të gjitha strukturat, nuk ka nevojë as për SPAK-un. Ka kuadër ligjor, ka kod të procedurës, ka OPGJ-të e veta. Po të dojë të veprojë, mundet, por s’ka vullnet,” deklaroi ai.

I pyetur se nga do ta niste luftën ndaj krimit nëse do të ishte sot në krye të Policisë së Shtetit, Ahmeti dha një përgjigje të sinqertë: “As unë nuk kam vullnet. Kur ky shtet hedh miliona për të arsimuar njerëzit dhe më pas i hedh në rrugë, pse duhet të kthehem? Për një milion lekë rrogë?! Nuk ja vlen. Nuk e mbaj dot familjen me aq,” u shpreh ai.

Ahmeti tha se mungesa e motivimit është e përhapur në të gjithë strukturën, duke e cilësuar si një krizë morale dhe ekonomike brenda policisë. “Kemi kolegë që janë ende në punë dhe e shohim në sytë e tyre mungesën e shkëndijës. Thonë ‘marrim atë rrogë dhe kaq’. Kjo është për të ndershmit, sepse me të pandershmit s’kemi lidhje,” tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos