Ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti, i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN, hodhi një propozim: shteti duhet t’u ofrojë prokurorëve shpërblime të mëdha, deri në 1 milion euro, për t’i dhënë goditjen vendimtare krimit të organizuar.
Ahmeti argumentoi se politika penale dhe zbatimi i ligjit sot janë të deformuara, dhe në mungesë të një ndëshkimi efektiv financiar, krimi “ia del mbanë” përfitimit. Ai vuri theksin te paradoksi moral: “Pse të mos preferosh një vit burg dhe të mbash miliona, sesa ndëshkimin e vërtetë?”
Sipas tij, reforma duhet të prekë më thellë politikën penale: duhet të ketë sanksione të rënda dhe konfiskime reale të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, përndryshe çdo dënim simbolik nuk i frena krimit. “Nëse unë vjedh 10 milion dollarë dhe më fusin për dy-tri vjet, jam gati të kthehem në shëtitje pas disa viteve, kjo nuk frikëson askënd,” tha Ahmeti. (A2 Televizion)