Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

Nga Armand Bajrami
17 Nëntor 2025, 14:14 | Kronikë

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 23 vite burg për Ilir Beqarjan, si një nga personat e përfshirë në ekzekutimin e Gentian Bejtjes. Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi apo Mançellari, ka pasur rolin e ndihmësit në ngjarje. Prokuroria kërkon fajësinë e tij për "vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "armëmbajtje pa leje".

Hetimi ka provuar se Beqaraj ka mundur të largojë 4 autorët e dyshuar të vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan, ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen.

Nga analizimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë është provuar se në kohë të ndryshme ai ka lëvizur me mjetin e tij në afërsi të banesës së viktimës.

Në automjetin tip “Golf” të përdorur nga vrasësit e Bejtjes, për t’u larguar pasi kanë djegur automjetin e përdorur në krim, është gjetur profil ADN-je i Beqarajt. Profil gjenetik është gjetur edhe për Flodian Plakun, gjithashtu i arrestuar. Ndërkohë, prokuroria e Tiranës vijon hetimin për identifikimin e autorëve të krimit.

Gentian Bejtja u qëllua pranë banesës së tij në Larushk më 15 mars 2024, në një kohë që ishte në kërkim nga policia. Ai u qëllua me breshëri automatike nga katër persona. Policia Shkencore vlerësoi se nga 4 kallashnikovëve të gjetur në mjetin e djegur të autorëve, nga 3 prej tyre ishin derdhur plumba drejt 43-vjeçarit. Para ngjarjes Bejtja i kishte mbijetuar tre atentateve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos