Një vit pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, Prokuroria njoftoi përfundimin e hetimit dhe dërgimin në gjyq të Elvis Shkambit, të akuzuarit për krimin.
Në dosjen e përcjellë në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkon gjykimin e Shkambit për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër palëve ndërgjygjëse, mbetur në tentativë dhe për “armëmbajtje pa leje”.
Të pandehurin tjetër për krimin, Gjon Shkambi, i cili ndodhej krah nipit në sallë kur ai qëlloi me armë zjarri, prokuroria e akuzuan për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Vrasja e gjyqtarit Kalaj ndodhi rreth orës 15:30 të 6 tetorit 2025 në një prej sallave gjyqësore të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për një çështje pronësie ku palë të kundërta ishin Gjon e Elvis Shkambi, xhaxha e nip dhe Ragip e Ervis Kurtaj, babë e bir.
Për shkak se vendimi ishte kundër interesit të tij, Elvis Shkambi nxori nga brezi një pistoletë dhe qëlloi disa herë drejt gjyqtarit. Më pas ai qëlloi edhe ndaj dy kundështarëve Kurtaj, të cilët i plagosiu. Pas këtij veprimi Shkambi i dorëzoi armën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe qëndroi në oborrin e gjykatës, ku edhe u prangos nga policia.
Gjatë hetimit Elvis Shkambi ka deklaruar se armën e ka pasur edhe në seanca të tjera dhe se xhaxhai i tij e dinte këtë fakt. I pandehuri i tretë i çështjës është Banush Koxhaj, ish-punonjës sigurie i gjykatës. Prokuroria pretendon se ai ka “shpërdoruar detyrën”, pasi nuk e ka kontrolluar Shkambin në hyrje dhe as nuk i ka regjistruar në librin e hyrje-daljeve. (A2 Televizion)