
Aktorja Monika Lubonja ka depozituar një kallëzim penal në Gjykatën e Tiranës kundër Adrian Hilës për veprat penale “fyerje” dhe “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Kallëzimi penal vjen pak ditë pasi aktorja u shfaq në një video intime me kompozitorin e njohur. Në një reagim të bërë sot në rrjetet sociale Lubonja tha se nuk kishte dijeni për filmimin apo që materialet intime do të shpërndaheshin.
“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, tha në reagim aktorja. (A2 Televizion)