Vrasja në Gjorm, autori është djali i xhaxhait të viktimës

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 22:13 | Kronikë

Vrasja në Gjorm, autori është djali i xhaxhait të

Autori i vrasjes së kryer në Gjorm të Selenicës është identifikuar si Bertil Aliaj, djali i xhaxhait të viktimës.

Bertil Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë.

Bertili, prej vitit 2015, kohë kur ndodhi masakra e Çoles, ishte në kërkim. Ai pavarësisht se ishte në kërkim shkonte shpesh i pashqetësuar në Gjorm. Bertil Alliaj duhet të ishte prej vitesh në burg dhe ka marrë një dënim në mungesë për ngjarjen e rendë.

Vrasja në Gjorm, autori është djali i xhaxhait të

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos