"Vrasja në Rinas është krim i organizuar", Mit'hat Havari: Autorët kishin planifikuar gjithçka me detaje

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 20:52 | Kronikë

Mit'hat Havari, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani “është krim i organizuar”.

“Teoria që në Shqipëri nuk ka krim të organizuar, ka kohë që ka rënë. Sot është dëshmi e qartë që ka krim të organizuar. Fakti që personi është shoqëruar që nga Barcelona deri në Tiranë, ka patur njerëz në aeroport për të dhënë informacion të saktë, tregon që ka pasur organizim. Nuk është atentat i pamenduar. Ajo që ndodhi sot ishte terror për njerëzit që kanë qenë atje, por edhe terror psikologjik për popullin”, tha Havari.

“Dëgjova ministren e Brendshme sot me disa argumente të thata. Këtu ushqehet direkt apo indirekt një shoqëri me vese. Fakti që dëgjojmë përditë për shqiptarë nëpër botë me vrasje, trafik droge, rrëmbime, vjedhje banesash, është një shoqëri e çoroditur”, shtoi Havari.

Sipas tij, “Policia e Shtetit ka nisur degradimin e saj që kur filloi kanabizimi i Shqipërisë”.

“Nuk është ndalur më nga atëherë”, theksoi Havari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos