
Një atentat ka ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.
Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës.
Ata janë kthyer në Shqipëri sot, në 11 nëntor. Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, shprehet se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.
“Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta.
Ndërkohë, mësohet se automjeti tip Benz me të cilin po udhëtonin kur u krye atentati është në pronësi të një personi të tretë. (A2 Televizion)
