"Informacioni erdhi nga Barcelona", Çelmeta: Autori zbriti nga makina dhe qëlloi me pistoletë Gilmando Danin

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 20:34 | Kronikë

Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona.

“Ka pasur persona brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Por, informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Dyshohet që Gilmando Dani, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, është ndjekur edhe në Barcelonë nga persona të tjerë, të cilët kanë informuar më pas në Shqipëri”, tha Çelmeta.

“Atentati ka ndodhur pothuajse brenda aeroportit të Rinasit dhe pranë komisariatit të Rinasit. Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë dhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri, kanë udhëtuar nga aeroporti i Barcelonës drejt Tiranës. Në 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit. Edhe autorët e dyshuar mendohet se kanë lëvizur me dy automjete. Ka pasur edhe persona të tjerë brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Ndërsa 3 persona kanë qenë në mjetin Toyota me targa greke. Edhe ata kanë qenë pranë parkimit të aeroportit, aty ku siguria duhet të jetë e lartë. Kanë marrë mjetin në aeroport dhe kur janë afruar në rrethrrotullim, mjeti i autorëve ka shkuar paralel dhe ka qëlluar në lëvizje”, shtoi gazetari Igli Çelmeta.

Më tej, Çelmeta tregoi dinamikën e atentatit: “Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina, mbush pistoletën, hap derën e pasagjerit dhe qëllon nga shumë afër Gilmando Danin. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar. Më pas, futet në Toyota dhe të tre personat largohen. Në fshatin Halil kanë djegur makinën dhe janë pritur nga persona të tjerë dhe kanë ikur në drejtim të paditur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos