Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontrolle blic

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 09:53 | Kronikë

Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale

Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se efektivët kanë mbërritur pak minuta më parë dhe po kryejnë verifikime të detajuara, si dhe kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e institucionit.

Deri më tani nuk dihen arsyet konkrete të këtij aksioni, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi operacionin në fjalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos