Goditet një rast prostitucioni në Shkodër, arrestohet braziliania 23-vjeçare

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 10:09 | Kronikë

Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent house”, ka arrestuar një shtetase braziliane dhe një shtetas tjetër, me akuzën e prostitucionit.

Vihen në pranga shtetasja 23-vjeçarja Dieniffer Guedess, që ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira, dhe shtetasi Hamza Hoxha, për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit.

Është proceduar penalisht shtetasja që i kishte dhënë me qira apartamentin 23-vjeçares braziliane.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos