Një zjarr i rënë mëngjesin e kësaj të diele në një nga magazinat në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia të Durrësit, ka shkaktuar vdekjen e një 25-vjeçari nga Bangladeshi dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas policisë, kanë përfshirë ambientin ku gatuhej për punonjësit në një nga magazinat e një subjekti privat, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi.

“Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital”, njofton Policia.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
(A2 Televizion)