Zjarr në një agroturizëm pranë Leskovikut

Nga Artin Halili
21 Tetor 2025, 14:29 | Kronikë

Zjarr në një agroturizëm pranë Leskovikut

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në një subjekt agroturizmi, në afërsi të Leskovikut.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një nga shtëpitë e drurit që janë pjesë e kompleksit të agroturizmit.

Në vendngjarje janë nisur dy zjarrfikëse, një nga Kolonja dhe tjetra nga Leskoviku, si dhe forca të Policisë së Shtetit.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet paraprake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos