Një 39-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasje është ekstraduar nga Greqia.
Mësohet se Deni Mecolli në muajin shkurt të këtij viti tentoi të vriste një 40-vjeçar në qytetin e Korçës.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: D. M., 39 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me dashje". Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor”, njofton policia. (A2 Televizion)