Zjarr në një banesë në Maliq, pësojnë djegie nëna me 2 fëmijët! Transportohen me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 14:08 | Kronikë
Zjarr në një banesë në Maliq, pësojnë djegie
Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja

Një banesë në Maliq është përfshirë nga zjarri, pak minuta më parë nga shkaqe ende të paqarta.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se si pasojë e flakëve 3 anëtarë të familjes kanë pësuar djegie, teksa ishin në tentativë për të shuar flakët.

Të dëmtuar kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët e saj, të cilët po transportohen me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Korçës.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale, ndërsa vijon puna për shuarjen totale të flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos