Një zjarr ka rënë në një pallat te Komuna e Parisit në Tiranë, shkruan A2 CNN.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një prej kateve të sipërme të pallatit, ndërkohë që tymi ka zbuluar zonën.
Ndërkohë, për A2 CNN drejtues nga zjarrfikësja kanë bërë të ditur se zjarri ka rënë në një zyrë dhe tashmë situata është vënë nën kontroll.
Nuk ka informacione mbi pasojat e shkaktuara nga flakët dhe nëse zjarrëfikësja dhe Policia ndodhen në vendngjarje, por në orët në vijim pritet të dalin detaje shtesë. (A2 Televizion)