Zjarr pranë varrezave të Shkodrës, përfshihen nga flakët ambientet e kishës

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 08:21 | Kronikë

Një zjarr ka rënë, në orët e para të mëngjesit, pranë varrezave të Rrmajit në qytetin e Shkodrës.

Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të kishës pranë varrezave, duke rrezikuar të përhapej me shpejtësi.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve ka bërë neutralizimin e zjarrit. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në kabinën e rojës së objektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos