Zjarr te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Nga Xhensila Kodra
20 Janar 2025, 15:12 | Kronikë

Një zjarr i përmasave të mëdha ra mesditën e kësaj të hëne në ambientet e një zyre në Tiranë, në zonën e njohur si Komuna e Parisit. Paraprakisht shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në transformatorin e ambientit, ndërsa situata u normalizua pas një ore.

Ambientet e një zyre në katin e katër të një kompleksi pallatesh në zonën e Komunës së Parisit u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të hëne.

Mësohet se vatra e zjarrit fillimisht nisi në transformatorin e zyrës, si pasojë e një shkëndije elektrike. Një pjesë e banorëve sapo panë flakët e zjarrit dolën menjëherë nga ndërtesa, ndërsa pjesa tjetër e tyre u evakuuan nga shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Zjarri u vu nën kontroll pas rreth një ore, ndërsa ekspertët e policisë dhe të zjarrfikëses nisën punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos