Botimet kineze nisën të merrnin më shumë vëmendje gjatë kohës së pandemisë, por jo pak edhe tani që konfliktet politike e rendisin mes vendeve të fuqishme që krizat botërore i ka menaxhuar mirë.
Vëllimi i dytë i veprës së presidentit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” rrëfen pak më shumë mbi pikëpamjen bashkëkohore të Kinës për zhvillimin dhe marrëdhëniet me shtetet mike.
Në këtë vepër, lexuesit shqiptarë mund të kuptojnë vërtet se modernizimi i stilit kinez është një modernizim që merr pritshmëritë e njerëzve si forcën e tij të brendshme lëvizëse, një modernizim që fokusohet gjithmonë në interesat e një numri më të madh njerëzish dhe një modernizim që ndjek zhvillimin gjithëpërfshirës te njerëzit.
Ambasadorja e Kinës në këtë takim ka vlerësuar edhe punën e përkthyesve për këto dy vëllime të para të veprës. Që nga publikimi i tij në 2017, versioni shqip i librit ka marrë vëmendje duke ofruar një “dritare mendimi” për të lexuar dhe kuptuar Kinën. Libri është një dëshmi e gjallë e shkëmbimeve kulturore Kinë-Shqipëri dhe të mirëkuptimit të ndërsjelltë të qytetërimeve.
Në vitet 1960 dhe 1970, njerëzit e të dy vendeve shkruajtën një histori të bukur miqësie. Pavarësisht se situata ndërkombëtare ka pasur ndryshime, sot në shekullin e ri, marrëdhëniet kino-shqiptare ruajnë një prirje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, liderët e të dy vendeve mbajnë komunikime te mira, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar vazhdon të thellohet.
Në vitin 2023, vëllimi tregtar Kinë-Shqipëri kaloi 1 miliard dollarë amerikanë dhe Kina është bërë partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Të dy vendet nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në turizëm dhe marrëveshjen për heqjen e vizave, duke lehtësuar shkëmbimin e njerëzve midis dy vendeve.
Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me miqtë tanë shqiptarë për të organizuar një sërë aktivitetesh për të ngushtuar distancën mes dy popujve.
Nga ana tjetër botuesi Hida siguron se botimi i vëllimeve të tjera do të plotësojë panoramën e një kulture dhe politike të vendit mik. Dy vëllimet janë preanztuar nga ambasada kineze si një ndër motivet e para të eventeve kulturore që do të mbahen gjatë këtij viti në tiranë, për të festuar 75 vjet miqësi mes dy vendeve. (A2 Televizion)