“Andrra n’tren!” Muzika dhe veshjet e viteve ‘40-‘50 vijnë në Shkodër

Nga Gazment Janku
28 Prill 2024, 14:30 | Kulturë

Dita Ndërkombëtare e muzikës jazz të viteve 40-40, ka sjellë një atmosferë të veçantë edhe në Shkodër.

Një tren i mbushur me adhurues të kësaj muzike dhe stilit të veshjeve të atyre viteve, ka ndaluar në stacionin e Shkodrës, në qytetin ku i ka fillesat kjo rrymë muzikore në vendin tonë.

Pjesëmarrësit, një pjesë e të cilëve kishin ardhur posaçërisht për këtë ditë, shprehin emocionet që përjetuan.

Për kryebashkiakun e Shkodrës aktivitete të tilla sjellin akoma më shumë energji për Shkodrën.

Atmosfera vijoi më tej në rrugët e qytetit me performancat e deejay-ve si dhe spektaklin me muzikë jazz në teatrin "Migjeni" duke argëtuar të pranishmit deri në orët e vona të mbrëmjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos