Pa protokolle shtetërore siç e kishte lënë edhe vete amanet, i është lamtumira e fundit aktorit të njohur korçar të skenës dhe kinematografisë, Koço Qendro.
Familjarë kolegë, shokë dhe miq, qytetarë të Korçës i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit të njohur të skenës dhe kinematografisë Koço Qendro.
Në ceremoninë familjare të lamtumirës, të kërkuar nga vetë i ndjeri që e la amanet pa protokolle shtetërore, kolegë të tij kanë shprehur dhimbjen që Korça nuk po humb vetëm një njeri të mirë, por edhe një artist shumëdimensional.
Jeta artistike në skenë dhe ekran e Koço Qendros do te mbetet edhe si pjesë e historisë së artit shqiptar. (A2 Televizion)