Bienalja e Artit në Venecia, Shqipëria prezanton sot veprën e Genti Korinit

Nga Luela Myftari
8 Maj 2026, 15:00 | Kulturë

Më 8 maj, në hapësirat e Bienales në Venecia, Shqipëria prezantohet me veprën “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini, një projekt që eksploron dimensione të thella të përvojës njerëzore dhe vendos krijimtarinë shqiptare në dialog me skenën ndërkombëtare të artit. 

Nën kurimin e Małgorzata Ludwisiak dhe me një ekip artistik e teknik të përbërë nga emra të njohur ndërkombëtarisht, ky pavijon mendohet të prezantojë një vend diellor, ku vizitorët do të mund të njohin Shqipërinë, rrëfimet artistike, potencialin kulturor e turistik të këtij vendi të vogël që edhe në arenën artistike synon të prezantojë veten me mesazhe të tilla artistike, shkruan A2.

Edicionin e shkuar Shqipëria rrëfeu mikpritjen me mesazhin: “Në shtëpinë tonë”, frymëzuar nga një prej kolonave më të bukura muzikore të filmit shqiptar.

Pavijoni shqiptar do të qëndrojë i hapur për publikun nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026, duke mirëpritur vizitorë nga e gjithë bota dhe duke kontribuar në forcimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion kulturor dhe artistik.

Bienalja e Artit në Venecia është në edicionin e saj të 61 dhe si një nga ngjarjet më të mëdha kulturore, ashtu sikurse edhe Festivali i Filmit, pret udhëtarë nga e gjithë bota për të rrëfyer këto histori përmes artit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos