Torra veneciane në Durrës, teknologji në funksion të trashëgimisë kulturore

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
11 Prill 2026, 14:17 | Kulturë

Torra veneciane në Durrës, teknologji në funksion të

Torra Veneciane mbetet një nga atraksionet kryesore për vizitorët në qytetin bregdetar të Durrësit. E kthyer në qendrën e parë të interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes një programi teknologjik, ky objekt ka tërhequr një interes të shtuar nga turistët.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, rreth 1,000 turistë të huaj kanë vizituar Torrën Veneciane, duke e shndërruar atë në një pikë të rëndësishme referimi për turizmin kulturor në Durrës.

Ndërkohë, turistët “pranverorë” që kemi takuar shprehen të mahnitur nga ky monument i trashëgimisë kulturore, duke vlerësuar historinë dhe mënyrën moderne të prezantimit të tij.

Sezoni i lartë veror pritet të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve në sitet arkeologjike të Durrësit, ku prezantime të tilla si kjo e Torrës Veneciane tërheqin edhe më shumë turistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos