Dokumentarë të animuar, kur trashëgimia rrëfehet përmes gjuhës filmike

Nga Luela Myftari
10 Korrik 2026, 19:14 | Kulturë

Duke ndërthurur kërkimin historik, rrëfimin, muzikën dhe teknikat bashkëkohore audiovizuale, dokumentarët “Gjëmon” dhe “Librat e dritës”, rrëfejnë atë pjesë të  trashëgiminë kulturore jomateriale shqiptare që duket e lënë diku aty mes brezave e heshtur, por që duhet te jehojë me brezat.

Mauro Zaçe, artist dhe regjisor shpjegon së bashku me Andi Pinarin sa rëndësi ka të mos i lëmë në harresë artistike elementët e identitetit tonë.

“Librat e Dritës”, një projekt i kineastit Andamion Muratajt, po ashtu mbërriti si një film i shkurtër i animuar që sjell në jetë historinë legjendare të shpëtimit të Kodikëve të Beratit, përmes figurës simbolike të Skuripekut, një qytetar i zakonshëm që rrezikon gjithçka për të mbrojtur këto dorëshkrime të çmuara nga pushtuesit.

Të dy filmat e animuar janë projekte fituese që Delegacioni Europian mbështet për të rrëfyer rrënjët e identitetit përmes artit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos