Hapin e parë drejt famës e morën në vitin 1987 kur Brigitte Bardot i ftoi në rezidencën e saj në Saint Tropez për një festë private. Pas interpretimit aty, për grupin nisën ofertat, regjistrimet, turret, fama dhe milionat. Mbrëmjen e 6 gushtit Gipsy King ka performuar edhe në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.
“Publiku ishte i nxehtë, na shoqëruan gjithë kohën duartrokitjet. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që koncerti jonë u prit mirë. Një publik aq i madh na preku në zemër.”
Ishte viti 1900 kur Gipsy Kings fitoi për albumin Bamboleo, si grupi më i mirë i vitit. Në këtë album nuk ishte vetëm kënga e njohur Bamboleo, nga e cila morri titullin i gjithë albumi, por edhe hite të tjera si “Volare” “Baila me”, “Djobi Djoba”. Thuajse 35 vjet pas krijimit të Bamboleos, hiti vijon të duartrokitet e të frymëzojë kërcimin.
“Ne e këndojmë këtë këngë sepse nuk i kalon asnjëherë moda. Ka 35 vjet, pothuajse 40. Është gjithmonë kënaqësi ta këndosh për ju. Është një këngë që na ka shoqëruar që në vegjëli. Përgjithmonë Bambolero. Është një këngë që gjithë bota e kërcen me zemër. Edhe ne kërcejmë teksa e këndojmë.”
Publikimet që nisën në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989 dhe kaluan 40 javë në krye të klasifikimeve ende këndohen e kërcehen sot pas 35 vjetësh, nga trashëgimtarët e atyre që e krijuan këngën.
“Do të vimë sërish nëse publiku na do. Është gjithmonë kënaqësi të jemi këtu. Nxehtësia e publikut na bën që ti duam shumë.”
Sot Gipsy Kings vijojnë të performojnë kryesisht në spanjisht, por edhe duke përzier dialekte franceze jugore, duke ruajtur qëllimin e tyre të parë. Sepse megjithëse anëtarët e grupit kishin lindur në Francë, prindërit e tyre ishin kryesisht gitanos, romë spanjollë që u larguan nga Spanja gjatë Luftës Civile Spanjolle të viteve 1930.
Ata janë të njohur për sjelljen e rumba flamenca, një muzikë e orientuar drejt pop-it që rrjedh larg nga muzika tradicionale e flamenkos, për audiencën në mbarë botën.
“Spectapolis” në stadiumin Selman Stërmasi vijon të rrëfejë histori të tjera ku arti trashëgohet. Pasi skena pret ritme që kanë trashëguar brez pas brezi si Gipsy Kings, por mbrëmja e radhës vjen me tingujt regge, që i përcjell Skip Marley, nipi i Bob Marley-t dhe Rita Marleyt. (A2 Televizion)