Magjia e amfiteatrit të Durrësit, një vendi antik që pushton zemrat e turistëve çdo verë, këtë fund korriku është pushtuar vetë nga muzika klasike.
Një kuintet artistik i njohur në Bukuresht këtë verë ka sjellë në Durrës, muzikën e Mozart, Shtraus, Vivaldi e deri te Enio Moricone.
Arlinda Morava ka rrugëtuar po ashtu nga Rumania dhe zëri i saj nuk ka munguar në këtë mbrëmje magjike.
Ashtu sikurse me artistë shqiptarë, po aq sa edhe me trupën nga teatri i Bukureshtit kjo mbrëmje, bëri bashkë edhe muzikën me kërcimin.
Tango ishte një nga elementët që çeli festën, po aq sa edhe gjuha e trupit shoqëroi tingujt muzikorë deri në përfundim të këtij takimi artistik, me vendin dhe muzikën. (A2 Televizion)