Java Amerikane në Tiranë, Forcat Detare “Flagship” koncert në kryeqytet

Nga Luela Myftari
8 Maj 2026, 17:33 | Kulturë

“Freedom250” është motoja që ka bërë bashkë artistë amerikanë, të cilët festojnë 250-vjetorin me koncerte të ndryshme në botë.

Në Tiranë kanë mbërritur banda e Forcave Detare Amerikane për të interpretuar dhe për të festuar edhe partneritetin dhe miqësinë me Shqipërinë. “Si një ftesë për miqtë në mbarë botën përfshirë edhe këtu në Shqipëri për të festuar historinë amerikane”, ka deklaruar e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn.

 “Sonte, po ju sjellim diçka të veçantë  tingujt elektrizues të grupit muzikor ‘Flagship’ të Forcave Detare të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, së bashku me Orkestrën e jashtëzakonshme të Forcave të Armatosura Shqiptare. Dy orkestra ushtarake të klasit botëror. Një skenë. Përsosmëri e pastër muzikore!

Po festojmë ‘Freedom250’, një nismë globale e nisur nga Presidenti Donald Trump për të nderuar 250 vjet pavarësi amerikane, inovacion dhe shpirtin e qëndrueshëm të lirisë. ‘Freedom250’ është një ftesë për miqtë në mbarë botën – përfshirë edhe këtu në Shqipëri për të festuar historinë amerikane. Dhe, është edhe historia JUAJ. U përket të gjithëve që besojnë në liri, mundësi dhe begati.

Kjo shfaqje është më shumë se një koncert. Është një festë e lidhjes së pathyeshme midis kombeve tona – si aleatë, si miq të besuar dhe si partnerë në liri.”

Grupi muzikor “Flagship” i Forcave Detare Amerikane në Evropë dhe Afrikë (NAVEUR) interpretoi në këtë koncert në kryeqytet së bashku me muzikantët e Forcave të Armatosura Shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos