Çështja e Kosovës nuk është vetëm betejë politike, mes dy vendeve apo dy qeverive. Ajo është betejë diplomatike, gjeopolitike, por jo më pak edhe akademike. Tek kjo e fundit Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka ofruar vitet e fundit një libër studimi të mirëfilltë të çështjes së Kosovës.
“Sovraniteti versus Integriteti” tashmë është botuar edhe në gjuhën angleze. Ish-ambasadori dhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj nga eksperienca e tij me diplomacinë shqiptare pikërisht në vitet kur do të duhej të përcaktohej statusi i Kosovës së çliruar thekson cili është rreziku që duhet shmangur, sot kur zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës me njohje të saj nga Serbia është e largët pasi dialogu ka ngecur. Objektivi është balancimi i literaturës që prodhon pala serbe.
Gjatë këtij promovimi u theksua se Kosova është kryefjala e interesit tonë kombëtar sot e po ashtu kryefjala e paqes dhe stabilitetit në Europën Juglindore. (A2 Televizion)