Rezidencat artistike i bëjnë ata të lëvizin nga një vend në tjetrin. Elian Stefa është një prej tyre. I lindur në Vlorë, përballë ishullit të Sazanit ka jetuar gjatë me rrëfimet e banorëve aty, madje ëndërronte 7 vjet më parë që ai ishull i lënë në harresë të mirëpriste artistë nga e gjithë bota.
Me përvoja artistike në Bienalet e Vencias, në arenën ndërkombëtare, rikthehet nga Portugalia ku mbyll doktoraturën në vilën 31 për një rezidencë që edhe këtë herë nuk e shkëpuste dot nga Sazani as artistikisht.
Mes debateve të shumta ai ekspozon aty gjithë materialet që ka mbledhur, nga hartat e vjetra në arkivë te fotografitë e artistëve të huaj, që kur kanë mbërritur në Vlorë i ka shëtitur vetë ai në Sazan në ekspedita artistike. Ai e sheh artin jo vetëm si një formë ekspozimi, por edhe një mënyrë për të treguar rrugën, edhe sot që Sazani ka nxitur një revoltë. (A2 Televizion)