Shuhet Zef Deda, reagon Begaj e Rama: Prek çdo shqiptar

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 13:48 | Kulturë

Shuhet Zef Deda, reagon Begaj e Rama: Prek çdo shqiptar

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të humorit Zef Deda. Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për ikonën e humorit shqiptar.

“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran. Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!”, shkruan Begaj.

Po kështu edhe kreu i qeverisë shpreh pikëllimin përmes një emoji me zemër të thyer për ndarjen nga jeta të humoristit shkodran

“LAMTUMIRË i dashur Zef????”, shkruan Rama.

Zef Deda u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos