Udhët 5, është ekspozita e parë e këtij viti në galerinë FAB. Në universitetin e arteve, pedagogët shfaqin çfarë ka në studion e tyre. Përmes kësaj ekspozite ata synojnë edhe dialogun përmes artit. Ata kanë dalë nga auditorët këtë fillim viti.
Pedagogët e arteve vizuale kanë zgjedhur që përmes një ekspozite, përmes artit, përmes veprave të tyre të krijojnë një dialog edhe më konkurrues për studentët e tyre.
19 profesorë të universitetit të arteve, emra të njohur të pikturës, skulpturës e grafikës ekspozojnë në galerinë e këtij fakulteti në mediume të ndryshme artistike, me elementë sa identitar, po aq edhe eksperimental, sa klasikë, po aq edhe modernë.
Galeria e Universitetit të Arteve, pas mbylljes së Galerisë Kombëtare të Arteve dhe punimeve të herëpashershme të muzeut historik kombëtar, ka mbetur ndër të paktat hapësira për ekspozimet në Tiranë. (A2 Televizion)