35-vjetori i Partisë Republikane, Mediu: Opozita duhet të bashkohet në diversitet kundër qeverisë

Nga A2 CNN
18 Janar 2026, 13:04 | Politikë

Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit në një pritje me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë, ku morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar, Sali Berisha, si dhe përfaqësues të partive opozitare.

Kryetari i Partisw Republikane Fatmir Mediu, dhe drejtuesit e Partisë Republikane theksuan se Republikanet u krijuan mbi vlerat e djathta: familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës dhe patriotizmin, Besimin ne Zot, duke nënvizuar se politika nuk është privilegj, por mision dhe shërbim ndaj qytetarëve. U theksua se opozita duhet të bashkohet kundër korrupsionit, krimit dhe regjimit të Edi Ramës, duke kërkuar rikthimin e demokracisë së vërtetë dhe vlerave euroatlantike në jetën politike shqiptare.

Pas fjalës së Agron Dukës, Sali Berisha vlerësoi figurën e themeluesit të Partisë Republikane, Sabri Godo, dhe theksoi se aleanca me Partinë Republikane ka qenë ndër më të qëndrueshmet në të djathtën shqiptare, veçanërisht në rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet me një regjim të krimit dhe drogës, duke theksuar se opozita dhe qytetarët duhet të reagojnë përmes protestës dhe se një qeveri teknike është domosdoshmëri për garantimin e zgjedhjeve të lira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos