Rama për ftesën në Bordin e Paqes: Nuk do të paguajmë 1 miliard euro dhe nuk do presim palestinezë

Nga A2 CNN
18 Janar 2026, 12:25 | Politikë

Rama për ftesën në Bordin e Paqes: Nuk do të paguajmë 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ftesën zyrtare që presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për anëtarësimin dhe se në vendin tonë  nuk do të strehohen emigrantë nga Palestina.

Kryeministri i cilëson  të pavërteta pretendimet se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe se Shqipëria do të ketë detyrime financiare.

Sipas Ramës, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë strukturë përbën një vlerësim ndërkombëtar për vendin.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB

GËNJESHTËR

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO

GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri

GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos