4 mln euro për Kanye West, Rama: Shpëtojmë nga turpërimi, presim mbi 100 mln të ardhura

Nga Indrit Maraku
8 Korrik 2026, 11:06 | Politikë

4 mln euro për Kanye West, Rama: Shpëtojmë nga turpërimi,

Shpenzimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West, Kryeministri Rama e shikon si investim jo vetëm financiar, që shpëton Shqipërinë nga turpërimi në sytë e kujt ka blerë biletat.

Ne llogarisim jo më pak se100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve nëbooking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik”.

Kujt mendon se ato para duhej të shkonin për të tjera nevoja, i dha këtë përgjigje: “Vetëm pak ditë më parë, nxorëm15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, në Aktin Normativ të fund qershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve”.

Kritikëve u thotë se nuk do të ja dalin të kthejnë Shqipërinë mbrapa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos