
Partia Demokratike me anë të deputetes Ina Zhupa, ka kundërshtuar aktin normativ të qeverisë për dhënien e një fondi prej 4.2 milionë Eurosh për koncertin e Kanye Uest. Sipas Zhupës qeveria ka shkelur kushtetutën me këtë akt normativ duke marrë fonde nga buxheti rezervë, për një aktivitet që u tha se do të ishte tërësisht privat.
"Qeveria ka vendosur të përdorë 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i emergjencave, me akt normativ pikërisht për këtë koncert. Një fond që në total është rreth 10 milionë euro, pra pothuajse gjysmën e tij, për të financuar një koncert që u prezantua si aktivitet privat. Por kjo bie ndesh me qëllimin e nenit 101 të Kushtetutës. Cila është urgjenca në këtë rast? Mosshitja e biletave? Vështirësitë financiare të organizatorëve? Për këtë arsye, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të mos e miratojë këtë Akt Normativ", tha Zhupa. (A2 Televizion)