Viti 2030-a është një objektiv realist për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Këtë përgjigje dha përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Kaja Kallas, e pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj e rëndësishme është miratimi dhe zbatimi i reformave sidomos sundimi i ligjit.
“2030-a është një objektiv realist për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, në rast se të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Jo vetëm me reformat që duhen miratuar, por edhe të vihen në zbatim, sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm se është një nga themelet i BE dhe begatisë së një vendi. Në rast se kanë besim te sistemi juaj ligjor kanë besim për të investuar. Është realiste në rast se të gjithë bëjmë detyra e shtëpisë”.
Nga ana e tij kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria po punon çdo ditë për këtë objektiv.
“Plani ynë është të përmbyllim me sukses negociatat deri në 2027. Ambicia është që brenda vitit të hapim të gjithë kapitujt, është pjesë e planit të dakordësuar dhe kur këto të bwhen realitet nuk ka asnjë pengesë, përderisa BE e ka hapur derën. Ne nuk na ndal askush. Në 11 maj do të marrim rezultatin për ta çuar para këtë proces”. (A2 Televizion)