A do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri? Edi Rama u jep fund spekulimeve

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 23:41 | Politikë

A do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri? Edi Rama u

I pyetur nga “Kathimerini” mbi mundësinë e ngritjes së kampeve europiane të refugjatëve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë spekulimet.

Duke folur nga forumi ekonomik i Delfit në Greqi kreu i qeverisë shqiptare bëri një dallim të qartë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për iniciativa të Bashkimit Europian, por për një marrëveshje specifike me Italinë.

Ai theksoi se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Italinë, të cilën e cilësoi si një “histori të gjatë dashurie”, duke shtuar se Tirana i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Romës për ngritjen e qendrave për emigrantët.

"Kampe europiane të migracionit? Italiane! Jo jo, janë dy gjëra të ndryshme për ne. Ne kemi një ‘’histori të gjatë dashurie’’ me Italinë, kështu që është ndryshe. Jo, Italia na kërkoi të merrnim në konsideratë, t'u ofronim mundësinë për të ngritur këto qendra për emigrantët dhe i thamë po, sepse Italisë i themi gjithmonë po. Ata nuk na kërkojnë shumë gjëra ne, po kur na kërkojnë, themi po, sepse kanë qenë shumë të mirë me ne dhe kanë qenë krah nesh në momente shumë të vështira. Kështu që është një bonus i veçantë. Sigurisht pastaj kur kryeministrja italiane është një grua, është edhe më e pamundur", tha Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos