Nuk ka asnjë problem të veçantë me pronat e ashtuquajtura greke në Shqipëri pasi çdo problem që kemi me pronat është njësoj për të gjithë.
Kryeministri Rama nga forumi ekonomik i Delfit në Greqi ka hedhur poshtë idenë se çështja e pronave të minoritarëve në Shqipëri po trajtohet veçmas nga problemet e pronave të shqiptarëve. Sipas Ramës të gjitha janë probleme shqiptare dhe asnjë problem nuk quhet problem grek.
"Është thjesht një problem shqiptar, për shqiptarët dhe për qytetarët etnikë grekë, të cilin po e trajtojmë. Dhe për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të kuptuari e respekti për pakicën greke dhe kur flas për të kuptuarit, të kuptuarit që është një thesar kulturor dhe në respektin sepse janë qytetarë të vendit tonë, ne iu kemi kushtuar vëmendje të posaçme atyre dhe këtu dua edhe të përgëzoj zotin Mitsotakis, i cili ka qenë vërtetë këmbëngulës për këtë dhe unë e kam konsideruar këtë një gjë të mirë. Respekte për të sepse ai lufton për qytetarët e tij, por në të njëjtën kohë ju kam thënë njerëzve tanë që duhet ta respektojmë këtë gjë dhe duhet të bëjmë më shumë sepse është e ndjeshme dhe duhet t'u tregojmë e t'ju dëshmojmë fqinjëve tanë se sa shumë e vlerësojmë këtë marrëdhënie".
Po kështu nga ky panel Rama pati edhe një adresim për Erjon Veliajn, kur tha se problemi i paraburgosjes është çështje madhore se se Veliaj po mbahet pa të drejtë në qeli.
"Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë procedim gjyqësor, nuk kanë gjyq. Dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, nga partia ime që s'ka lidhje me Greqinë, ka pasur një raport sepse ka qenë mik shumë i mirë me kryetarin e bashkisë së Athinës, është burgosur në janar të 2025 dhe vazhdon të jetë ende në burg dhe procesi gjyqësor sapo ka nisur". (A2 Televizion)