“A je i përfshirë në çështjen Peshkëpia?” Beleri i përgjigjet gazetarit: Jam i pafajshëm, kam qenë në Qipro

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 10:36 | Politikë

Eurodeputeti Fredi Beleri iu përgjigj pyetjes së gazetarit Mentor Nazarko në lidhje me akuzat që e lidhin emrin e tij me masakrën e Peshkëpisë.

Duke folur në  “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Beleri mohoi akuzat, duke theksuar se kjo është një çështje e mbyllur si nga drejtësia greke, ashtu edhe ajo shqiptare. Ndër të tjera eurodeputeti tha se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ndodhej në Qipro.

 “Sigurisht, edhe pse jam përgjigjur shumë herë, do përgjigjem edhe tani. Në drejtësinë greke nuk jam hetuar, as akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Me të majtën greke sigurisht jam në gjyqe. Kam marrë dëmshpërblim në gjyqe. Drejtësia në shtetin grek s’është as e majtë, as e djathtë, është drejtësi. Fredi Beleri s’ka qenë as në Greqi, as në Shqipëri, ka qenë në Qipro dhe duket nga pasaporta. Është një çështje e mbyllur. Në Greqi është çështje e mbyllur, gjithashtu edhe në Shqipëri është hetuar dhe mbyllur. I njëjti gjyqtar që më dënoi për gjoja vjedhjen e votave, ishte ai njeri që mbylli çështjen e Peshkëpisë. Duhet të vendosni kur gjykata është e pavarur, dhe kur në funksion të politikës”, u shpreh Beleri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos