“Ermal Nufi në shërbim të Izraelit”, Arapi bën deklaratën e fortë: Ka prova serioze, duhen marrë me seriozitet

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 21:55 | Politikë

“Ministri i mbrojtjes Ermal Nufi dyshohet që është vendosur në atë pozicion me influencën e një izraeliti mik i Ramës që quhet Ron Jefet”. Këto deklarata bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN eksperti e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Florian Arapi, sipas të cilit ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që duhet të merren seriozisht.

“Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Nufi është një person, i cili dyshohet që është vendosur në atë pozicion me influencën e një izraeliti, mik i Ramës në Shqipëri, që quhet Ron Jefet dhe kanë dalë disa dokumente dhe disa dëshmi në publik, të cilët janë për t'u marrë seriozisht përtej besimit të tij. Ka një afërsi me këtë me sionizmin në përgjithësi, por edhe këto marrëdhëniet që ai ka pasur me këtë Ron Jefetin dhe këto deklaratat publike që janë bërë të bëjnë që të mendosh që ka diçka të vërtetë dhe ka diçka serioze për të dyshuar në këtë gjë”, tha Arapi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke komentuar vizitën e Dendias në Tiranë dhe takimin me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, Arapi përmendi edhe bashkëpunimin ushtarak të Izraelit me Greqinë dhe Qipron, ai theksoi se tensionet rajonale me Turqinë kanë rritur interesin strategjik të Izraelit në rajon.

“Nuk e di në ç’fazë janë, por kanë një marrëveshje për të çuar në Greqi sisteme të mbrojtjes ajrore izraelite për të mbrojtur Greqinë. Të njëjtën gjë edhe me Qipron dhe në një situatë të vështirë ndodhet Izraeli nga luftëra nga të ndryshme nga aktorë të ndryshëm në rajon, aktori të cilit ai frikësohet seriozisht më shumë nga të gjithë të tjerët është Turqia, sepse Turqia është kapacitet, një shtet shumë i madh qoftë në potencialin ushtarak, por edhe në të rajon në aspektin gjeografik është shumë më afër”.  

Sikurse deklaroi edhe Nazarko, edhe për Arapin Greqia po i bën presion Shqipërisë për shkak të integrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos