Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Aulon Kalasë, ish-kandidat i PD për deputet u përplasën në debat në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Kalaja i drejtoi Klosit një pyetje të drejtpërdrejtë dhe të fortë politike, duke i kërkuar llogari për një sërë ish-zyrtarësh të lartë socialistë të përfshirë në çështje penale.
“A keni një koment për gjithë këta që i kanë pirë gjakun Shqipërisë? Mos u merrni me mua personalisht,” u shpreh Kalaja, duke shtuar se Partia Socialiste ishte mundur në Krujë.
Në përgjigje, Blendi Klosi deklaroi se Partia Demokratike e kishte marrë përgjigjen në zgjedhje, duke theksuar se PS ka pasur qindra zyrtarë dhe drejtues që kanë kontribuar në reforma, projekte infrastrukturore dhe zhvillim.
“Partia Socialiste ka pasur mbi 180 kryetarë bashkie, dhjetëra ministra dhe qindra mijëra drejtorë. Nga këta mijëra, vetëm një numër i vogël është gjykuar nga drejtësia e re. Ne nuk kemi asnjë koment për drejtësinë. Zero koment,” tha Klosi. (A2 Televizion)