“A keni dijeni që Edi Rama ka bërë KRT”, Balla i përgjigjet Malltezit në seancën për “Partizani”-n

Nga Armand Bajrami
30 Prill 2026, 13:55 | Politikë

“A keni dijeni që Edi Rama ka bërë KRT”, Balla i

A2CNN ka zbardhur dëshminë e plotë dhe përgjigjet që po jep në GJKKO kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit.

Jamarbër Malltezi risolli në vëmendje në gjykatë faktin që kryeministri Edi Rama asokohe ka patur vendimmarrje si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit, KRT, pasi ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës.

I pyetur nëse ka dijeni që Rama ka bërë KRT, Balla tha se nuk ka dijeni për këtë vendim, por di që në vendin ku ishin 17 fusha sportive, u ndërtuan 17 kulla.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, janë në akuzë në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Pyetje-përgjigje

Malltezi: A keni dijeni se shtetasi Edi Rama ka bërë KRT?

Balla: Unë i qëndroj asaj qe kam bërë në kallëzimin tim. Nuk kam dijeni për këtë vendim. Aty ku ishin 17 fusha sportive sot janë 17 kulla të ndërtimit.

Malltezi: Keni përmendur krijimin e një shoqërie tregtare. Çfarë fakti kriminal ka?

Balla: Shoqëria "homeplan" u krijua nga një individ i vetëm. Pasi u ndërtuan 17 kulla u bë me aksionerë.

Malltezi: Ju thoni që Malltezi është në pronësi të 140 m2.

Balla: Nga investigimet e bëra në media, ka rezultuar se Malltezi ishte 1/64 pjesë dhe jeni zgjuar me 60 % të pronës në fund.

“A keni dijeni që Edi Rama ka bërë KRT”, Balla i (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos