Salianji kërkon të garojë për kreun e PD, Noka: Dera s’do jetë kurrë e hapur për “Gysin”

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 12:23 | Politikë

Salianji kërkon të garojë për kreun e PD, Noka: Dera

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka deklaroi sot se dera e selisë blu nuk do të jetë e hapur për “Gysin”, duke paralajmëruar mospranimin e kandidaturës së Ervin Salianjit, i cili është akuzuar nga Berisha për lidhje me Agasin, raporton A2CNN. 

"Dyert... Hajdeni këtu, ja shikojeni dyert. Janë të hapura dyert apo jo? A janë të hapura dyert? A janë të hapura dyert? Tani, por, ama një gjë do ju sqaroj. Për Gysin nuk ka për të qenë kurrë kjo derë e hapur. Për, më fal, për mafiozin Varikarlon s'do jetë kurrë... Tani, unë po ju them, për Gysin apo për Varikarlon, kjo derë, më vjen keq... Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit, të shkojnë ta aplikojnë të gjithë. Për Partinë Demokratike duhet të jesh pikë së pari demokrat, jo t'i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve", tha Noka në një prononcim për mediat.

Paraditen e sotme Ervin Salianji tentoi të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e tij për kreun e PD-së, përmes përfaqësuesve të tij, por ai nuk u pranua me argumentin se zyrat e selisë blu janë bosh, dhe nuk ka persona për administrimin e dokumentacionit, raporton A2CNN.

Përfaqësuesit e Salianjit pretenndojnë që e gjitha kjo është e inskenuar pasi ka një “frikë nga gara”. Megjithatë ata nuk janë dorëzuar në përpjekjen e tyre, duke lënë dokumentacionin në recepsion. Po ashtu ata kanë thënë për mediat se aplikimi do të dërgohet përmes postës, si dhe përmes email-it në adresën e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos