Rivalja e parë e Berishës, mjekja Mereme Sela depoziton kandidaturën për kreun e PD: Jam figurë e pastër

Nga Ervin Koçi
30 Prill 2026, 10:33 | Politikë

Rivalja e parë e Berishës, mjekja Mereme Sela depoziton

Në Partinë Demokratike është paraqitur rivalja e parë e Sali Berishës për garën për kryetare të PD.

Mjekja Mereme Sela depozitoi kandidaturën pranë selisë qëndrore të PD, mëson A2CNN.

Në një deklaratë për mediat mjekja Sela tha se është një figurë e pastër, e papërlyer dhe ka si shtylla të programit të saj, shëndetësinë dhe arsimin. 

Jam një nga personat me backround-in e duhur për të garuar për kreun e PD-së. Pse kam marrë 43 vota në primare? Kam qenë e vetmja që kam thënë të grupi që të mblidhemi para anëtarësisë dhe të prezantojmë programin, një gjë e tillë nuk është bërë. I kam lexuar kriteret dhe i plotësoj. Kam shumë respekt për doktorin, nëse anëtarësisë i intereson një figurë e pastër, e papërlyer, jam unë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”, tha ajo. 

Kujtojmë që afati për dorëzim të kandidaturave për drejtuesin e selisë blu përfundon sot në orën 12:00.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos