Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me ish-ministrin Enkelejd Alibeaj në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN mbi arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Artan Hoxha është shprehur se ishte fat që Ahmetaj u arratis dhe që po dëshmon mbi korrupsionin qeverisës, pasi sipas tij, nëse do të ishte në qeli ai do të kishte mundësi vetëm të zgjidhte supër të cilën do hante.
Hoxha me ironi shtoi gjithashtu se Ahmetaj nëse nuk do ishte arratisur, do të ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit gjatë përmbytjeve.
Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk mund të quhet fat dhe arritje që një i pandehur i është arratisur drejtësisë. Teksa e quajti Ahmetajn si mëkatar, Alibeaj tha gjithashtu se ai duhet të ishte përballur me drejtësinë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Hoxha: Po marr rastin e Arben Ahmetajt. Atij iu kërkua të bëhej burrë, të bëhej burrë, të bëhej i drejtë, të përballej me drejtësinë. Do kishim një të burgosur që do ta shihnim mbi tarracën e burgut të Durrësit kur u bë ajo përmbytja. Për fat edhe foton në Kakavijë rastësisht e kam kapur. Nëse nuk do ta kishim atë jashtë burgut dhe atje ku është, ne do të na mungonin një sërë denoncimesh që bëhen. Bëhen edhe në media, i bën opozita, por kanë tjetër zë kur dëshmon ai. Aftësia e Ahmetajt ishte pikërisht kjo gjë, që u largua. Sa herë Ahmetaj flet, ajo që ai denoncon kthehet në një dosje hetimore. Kur ai tha që po pihej shishja e verës 33 mijë euro, kjo dukej si një garniturë aty. Por ne pamë që po avullohej vera që të mos gjendeshin ato etiketa. Para se të largohen Ahmetaj, meqë kishte mundësi të fliste për çështjen në media, i bëja thirrje vazhdimisht që ‘nëse ke ndërmend të dorëzohesh, ke të drejtë që të zgjedhësh vetëm supën’. Asnjë s’ka folur atje, maksimumi i ka ndodhur diçka.
Alibeaj: Të dorëzohej para drejtësisë. Fat i mirë që ikën një i kërkuar nga drejtësia është shumë. Ai është shmangur dhe është mëkatar sa gjithë të tjerët.
(A2 Televizion)