Alibali: PD mund të ketë një fat shumë tragjik

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 22:00 | Politikë

Analisti Neritan Alibali ka paralajmëruar se Partia Demokratike mund të përballet me një rënie të fortë elektorale, nëse nuk arrin të krijojë një frymë të re politike dhe të zgjerojë mbështetjen përtej bazës tradicionale.

I ftuar në emisionin "Terminal" me Aurora Sulçe-n në A2 CNN, Alibali u shpreh se ekziston rreziku që PD të reduktohet në një mbështetje shumë të ulët elektorale. Sipas Alibalit PD-së i mungon sot një figurë si i ndjeri Sokol Olldashi. 

Unë e njoh fidanishten politike të PD-së, dhe unë fatkeqësisht përveç një Sokol Olldashi, nuk shoh asnjë absolutisht asnjë, që jo t’i afrohet, por me distancë të jetë i pari që mund ta zëvendësojë. Ajo parti, (PD) mund të ketë një fat shumë tragjik, që mund të shkojë 5 për qind. Problemi është që ne flasim për PD-në si e vetmja shpresë…Partitë e vogla që kanë dalë me bujë, me alternativat e tyre, pse nuk po…PD nuk po arrin të krijojë frymën. Domethënë mban fort elektoratin e vet. Jam kundër decibelëve të zhurmës, që sa më shumë zhurmë në protesta aq më shumë sukses ka! Pas asaj traume që kaloi PD, po punon për të konsoliduar akoma më shumë veten se sa për…”, tha Alibali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos